Dani Carvajal, mbrojtësi i Real Madridit, ka komentuar vendimin e Komisionit Disiplinor për dënimin e Cristiano Ronaldos prej pesë ndeshjeve mos lojë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është dënuar me 5 ndeshje mos lojë, një për kartonin e kuq dhe katër për shtyrjen që e bëri ndaj gjyqtarit, në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës (1:3).

Dani Carvajal, mbrojtësi i Real Madridit, mendon se ky dënim është i tepruar, përcjell Gazeta Express.

“Është një dënim me të vërtetë i tepruar, unë mendoj se Ronaldo nuk ka dashur të abuzoj me gjyqtarin që të dënohet me katër ndeshje”, ka deklaruar ai.

Carvajal mendon se dënimi i Ronaldos do të zbutet