Dembele është prezantuar në “Camp Nou” para qindra tifozëve.
Barcelona ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, për 105 milionë euro. Shifra e transferimit mund të arrijë deri në 145 milionë me bonuse.
20 vjeçari u prezantua gjatë ditës së sotme në “Camp Nou”, pasi nënshkroi kontratë pesë vjeçare me katalunasit, ku Barcelona konfirmoi se klauzola e Dembeles do të jetë 400 milionë euro.
Lojtari u shpreh tejet i lumtur për kalimin në Barcelonë, duke thënë se realizoi ëndrrën fëmijërore.
Ai premtoi se do të japë më të mirën për fanellën e Barcelonës.
“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Kam ëndërruar gjithmonë të luaj për Barcelonën dhe tani jam këtu, duke realizuar ëndrrën fëmijërore. Barcelona është klubi më i mirë në botë dhe do të punoj shumë që të jap më të mirën në çdo ndeshje”, ka thënë Dembele.