Lionel Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit”.

Kështu së paku ka deklaruar Ousmane Dembele, përforcimi i fundit i skuadrës së Barcelona.

21 vjeçari që në ‘Camp Nou’ erdhi nga Borussia Dortmund, në prezantimin si lojtar i Barcelonës, ka deklaruar se është nder për të të luaj me Messin, futbollistin më të mirë në histori të futbollit.

“Është krenari të luaj me Messin. Është futbollisti më i mirë në histori të futbollit. Jam këtu për të mësuar nga ai”, ka deklaruar francezi i ri.

Dembele te Barcelona ka zgjedhur numrin 11, numër ky që është mbajtur nga Neymar.