Ousmane Dembele është kritikuar nga shokët e skuadrës për sjelljen e tij, duke braktisur stërvitjen për t’u transferuar te Barcelona.

“Do ta zgjidhim pas dyerve të mbyllura”, thotë Gonzalo Castro. “Por duhet ta themi që këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Nëse një lojtar thotë që e kërkon një skuadër tjetër dhe nuk dëshiron të stërvitjet, kjo është e tmerrshme për futbollin”.

Të njëjtin qëndrim ka edhe mbrojtësi Sokratis.

“Ousmane është djalë i ri, por ai duhet të kuptojë që asnjë lojtar nuk është më i madh se skuadra. Të gjithë duhet të kuptojmë që luajmë për skuadrën”, thotë mbrojtësi për Kicker.

20-vjeçari dëshiron të detyrojë klubin ta shesë te Barcelona, por deri tani Dortmund nuk ka lëshuar pé dhe e ka pezulluar francezin për një periudhë të pacaktuar.

“Jam i shqetësuar për këtë që po ndodh në Dortmund”, thotë legjenda e klubit, Matthias Sammer.”Fuqia e madhe e këtij klubi, shpirti familjar, ndjesia e përkatësisë dhe karizma e tij janë të kërcënuara”.

Global