Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga zëvendësministri I Mbrojtjes Bekim Maksuti sot në bazën “Shina” në afërsi të Larisas, Greqi, do të marrë pjesë në solemnitetin me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës komandant i Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) dhe në pranim-dorëzimin e presidencës me South East Defence Ministerial (SEDM) iniciativa për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në solemnitet është paralajmëruar prania e delegacioneve nga shtetet anëtare të SEEBRIG – Shqipëri, Bullgari, Greqi, Rumani, Maqedoni, Turqi dhe nga BeH si vend vëzhgues.

South East Defence Ministerial është proces i bashkëpunimit midis ministrive të mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore, të iniciuar në mars të vitit 1996. Në kuadër të SEDM iniciativës nga viti 1999 funksionon Brigada e EJL – SEEBRIG (South East European Brigad