Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie përmes një statusi në Twitter, ka ngushëlluar familjen Rexhepi pas vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, njofton Klan Kosova.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka punuar në emër të Kosovës për shumë vite”.

Bajram Rexhepi vdiq sot në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi ku po trajtohej tash e disa muaj.