Del Bosque beson se Barcelona do të jetë e rrezikshme edhe pa Neymarin.

Ish trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, beson se Barcelona mund t’ia dalë edhe pa brazilianin, Neymar, i cili u trasnferua te Paris Saint-Germaini.

“Shpesh është e rrezikshme të luftosh kundër dëshirës së lojtarëve. Barcelona ka pasur një lojtar që mund të ishte treguar kokëfortë deri në një pikë dhe ndoshta tani ekipi do të bëjë më mirë me largimin e Neymar, kurrë nuk i dihet”, tha Del Bosque për “Cadena Ser”, ish kampion bote në vitin 2010 dhe kampion i Evropë në vitin 2012 me Spanjën.

25 vjeçari Neymar, është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit. Ai u transferua te PSG për 222 milionë euro.