Ilir Deda nga koalicioni LAA ka thënë se për PAN’in nuk është problem pse séance konstituive është caktuar nesër, por sepse sipas tij, PAN nuk i ka numrat për formimin e institucioneve.

“Nëse po kërkoni takim për caktim të seancës, ja ku jemi, caktojeni ditën orën, jemi të gatshëm kurdo, të shtunën të dielën. Kërkush s’po e konteston të drejtën e juaj kushtetuese që të propozoni mandatarin. Mos të duket para mediave se gjoja ju nuk doni të vini në seancë gjoja se pse nuk jeni pajtuar me datën e seancës. Ja propozojeni kur të doni”, ka thënë Deda.