Komisioni kuvendor për punë dhe politikë sociale sot mbajti vazhdimin e dytë të debatit publik për propozim-projektet e Strategjisë për integrim të refugjatëve dhe të huajve dhe të Planit aksional kombëtar për integrim të refugjatëve për periudhën 2017/2027.

Drejtori i Agjencisë për zbulim  Zoran Ivanov theksoi se deri më tani Maqedonia me sukses ballafaqohej me krizën e emigrantëve, për shkak të parimit të pranimit të emigrantëve, transit dhe dalje të tyre. Duke transmetuar përvoja të shërbimeve partnere të Agjencisë për zbulim në shtete e tjera theksoi se integrimi i emigrantëve nuk kalon pa kanosje dhe rreziqe serioze. Si sfidë i potencoi dallimet kulturologjike, mundësitë për krijim të kushteve për gjetoizim, rreziqet nga terrorizmi…Një pjesë e emigrantëve të cilët vijnë, theksoi, për fat të keq, tanimë janë radikalizuar dhe e shfrytëzojnë këtë situatë për lidhje me bashkëkombasit e tyre dhe ata që mendojnë njëjtë.

“Sistemi i sigurisë së Maqedonisë është në fazë të miratimit të strategjisë për parandalim dhe luftë kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe pranimin e emigrantëve që të paraqiste pikë e dobët dhe mundësi për rreziqe të rritura nga ideologji të ndryshme religjioze dhe ekstreme. Përmirësimi i ardhshëm i nevojshëm i bashkëpunimit me shërbimet nga rajoni do të ndihmojë që të sigurohen më shumë informata relevante dhe bartësit e vendimit në mënyrë përkatëse ta krijojnë sistemin e punës”, konsideron Ivanov. Siç tha, 8.000 nga njerëzit që transitojnë nëpër Maqedoni në dy vitet e kaluara kanë qenë e dokumente të falsifikuara.

“Kemi sfidë serioze dhe nga futja e sëmundjeve jotipike dhe viruseve që këta njerëz i sjellin me vete nga rajonet prej nga vijnë. Sado që të dëshirojmë të jemi konkret duhet të pranojmë se efekti i këtillë të themi i ndryshimit demografik dhe të gjithë rreziqeve të sigurisë që na vijnë nga emigrimi ilegal paraqet sfidë plotësuese negative për interesat shtetërore”, tha Ivanov.

Target grupet Strategjisë, sipas Projekt versionit të propozim janë personat me status të pranuar të refugjatit, persona nën mbrojtje subsidiare, kërkues të azilit, si shfrytëzues të masave për integrim të hershëm, dhe të huaj me qëndrim të rregulluar në Maqedoni me aprovim paraprak nga ana e organeve kompetente.

Strategjia e re dhjetëvjeçare, qëndron në tekst, orientohet drejt qëllimeve, përforcimit të sistemit të integrimit përmes masave për ndërtim të kapaciteteve dhe partneriteteve që nxisin pjesëmarrje lokale, komunikim interaktiv, zhvillim të masave të qëndrueshme për integrim të hershëm, realizim të zgjidhjeve të që qëndrueshme dhe afatgjate banesore që promovojnë integrim në shoqëri dhe me të cilët evitohet gjetonizim. Është paraparë edhe arritje e qëllimeve arsimore për përforcim të integrimit në shoqëri dhe promovim të punësimit të qëndrueshëm, si dhe sigurim të mundësive për punësim për shkak të përforcimit të pavarësimit të grupit qëllimor dhe evitim të varshmërisë së saj nga mbrojtja sociale.