Një dasmë në Indi është kthyer në tragjedi. Përpjekja për të bërë diçka të paharrueshme në ditën e dasmës ka rezultuar fatale për njërin nga të ftuarit.

Në fillim të ceremonisë, nusja dhe e motra pritet të zbrisnin nga lart, të futura në një platformë kristali.

Por platforma nuk e ka mbajtur peshën dhe kristali është shkëputur duke rënë mbi një 40-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë.

Katër të ftuar të tjerë janë plagosur rëndë, mes të cilëve edhe nusja dhe motra e saj./albanews.ch/