Në dokumentarin “Diana: Sipas fjalëve të saj” ajo tregon se kush ishte dashuria më e madhe e jetës së saj.

Dashuria më e madhe e jetës së Dianës ishte një truprojë me të cilin ajo kishte një marrëdhënie sekrete.

Ky është rrëfimi i princeshës së Uellsit Në dokumentarin “Diana: Sipas fjalëve të saj”, ku paraqiten pamje të pashfaqura më parë të Princeshës së Njerëzve, të regjistruara nga këshilltari i saj i fjalimeve në periudhën 1992-1993, kur ajo punonte për të formësuar imazhin e saj publik dhe për të prezantuar versionin e saj të ngjarjeve për gjithçka që raportohej në shtyp.

Edhe pse Diana nuk e emërton drejtpërdrejtë, është e qartë se ajo i referohej Barry Mannakeet, një oficer policie i Skuadrës së Mbrojtjes Mbretërore që në 1985 u caktua si truproja i saj.

Vetëm një vit më vonë, Mannakee u shkarkua nga detyrat e tij mbretërore në Pallatin e Kensingtonit, lëvizje që Diana pretendonte se vinte për shkak të dyshimeve se ata kishin një marrëdhënie sekrete.

“Kurrë nuk duhej të kisha luajtur me zjarrin,” rrëfen Diana në regjistrimet e fshehta.

Në të tjera pamje filmike, Princesha zbulon se ajo kishte dëgjuar një bisedë intime mes bashkëshortit të saj, Princit Charles dhe të dashurës së tij Camilla Parker-Bowles, teksa e konsideron këtë të fundit si “më vulgaren” mes të dyve.

Diana gjithashtu foli edhe për dëshirën e saj për të mos lënë Charlesin të bëhej mbret pas vdekjes së Mbretëreshës, një pozicion që ajo kërkonte ta trashëgonte djali i saj më i madh, William.