Ish-Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, nuk ka komentuar akuzat e Blerand Stavilecit, se zyrtarë të Vetëvendosjes janë të përfshirë në vrasjet e pasluftës.

Në fakt, Molliqaj ka reaguar ndaj akuzave të Zëdhënësit të PDK’së, duke shkruar vetëm emrin e Stavilecit, dhe fjalët pa kuptim “blla, blla…”.

“Blerand Stavileci: Blla blla blla ????”, ka shkruar Molliqaj, pas akuzave të Stavilecit.

Sidoqoftë, zyrtari i PDK’së, Blerand Stavileci, ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjet politike të pasluftës, duke thënë se truproja të një zyrtari të Vetëvendosjes kishin gjetur armë, me të cilët ishin kryer vrasje të pasluftës.

Nuk ka treguar se për cilin rast dhe as për cilin zyrtar të Vetëvendosjes bëhet fjalë. Para disa vitesh ishte raportuar se për vrasjet politike po hetohej një deputet i Vetëvendosjes. Por, prej atëherë s’ka pasur asnjë lëvizje as arrestime.

Në të njëjtin reagim, Stavileci ka folur edhe për Dardan Molliqajn, të cilin e ka ndërlidhur me sulmet terroriste që kanë ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës dhe familjes së Drejtorit të RTK’së. Ka thënë se Molliqaj është i dushuari kryesor i këtyre sulmeve terorriste.

Ky reagim i Stavilecit ka ardhur pas akuzave të Molliqaj se SHIK’u kishte bërë qindra vrasje politike, kishte mbledhur haraç e kishte kidpnauar njerëz.