Koreja e Veriut ka testuar një tjetër raketë mbrëmë duke e fluturuar atë mbi qiellin e Japonisë, gjë e cila ka alarmuar aleatin më të madh të SHBA-ve në Azi.

Kaq ka mjaftuar që përveç deklaratave politike, Koreja e Jugut, e cila ndjehet më shumë se çdokush tjetër e rrezikuar prej regjimit të Kim Jong Un-it të dërgojë avionët në kufi.

Ata kanë hedhur 8 bomba të mëdha Mark 48 të një peshe prej 1 ton në kufi duke paralajmëruar qartë Korenë e Veriut.

Pamjet më pas janë transmetuar në televizion nga Koreja e Jugut, ndërkohë që njëri prej pilotëve është i mjaft i qartë duke thënë: Do t’a shkatërrojmë regjimin e Kim Jong Un.

Presidenti Moon Jae-in urdhëroi veprimin ushtarak dhe bombat u hodhën nga katër avionë luftëtarë “F-15K”.

Mendohet se ky bombardim në lindje të vendit erdhi për të “shfaqur aftësinë për të ndëshkuar” Korenë e Veriut nëse Kim Jong-un vendos të sulmojw.

Bombat” MK-84” mund të depërtojnë në rreth 11 milion metra/ katrorë tokë.

Koreja e Jugut tha se të teta bombat goditën objektivat e tyre në një terren testimi, raporton “The Independent”.

Agjencia vendase e lajmeve tha se zyrtarët qeveritarë donin të tregonin aftësinë e Seulit për të pushtuar fqinjin e saj luftarak..