Dalbert ka treguar se Roberto Carlos është idoli i tij në futboll
Mbrojtësi i majtë i Interit, Dalbert është i lumtur që po krahasohet me legjendën e Brazilit, Roberto Carlos.
Braziliani tregoi se Carlos është idoli i tij në përgjithësi, ndërsa për momentin është Marcelo i Real Madridit.
“Unë si Carlos? Është përgjegjësi e madhe, ai është idoli im”, tha fillimisht Dalbert.
“për momentin jam duke ndjekur Marcelon e Real Madridit, por Carlos është zemra ime, të gjithë në Inter e kujtojnë atë”.
Dalbert gjatë kësaj vere u transferua nga Nice për 20 milionë euro plus pesë të tjera bonuse