Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka cilësuar një hap të madh para barazimin 1-1 në fushën e Dinamos së Zagrebit, pavarësisht mënyrës se si rrodhën ngjarjet në ndeshje.

Pas takimit, trajneri i Skënderbeut, nuk ka nguruar të paralajmërojë rivalët se në takimin e kthimit në Elbasan, do të kenë përballë një ekip edhe më të fortë, të mbështetur nga një tifozeri e zjarrtë.

Mund të them se ne morëm çfarë deshëm, ky është një rezultat shumë i mirë për ne. Kemi luajtur një pjesë të parë të madhe, nuk e kam parë ende videon por kam marrë shumë mesazhe që na është anuluar me të padrejtë një nga golat në ndeshje. Ky është një rezultat i madh për ne. Do të shihni një Skënderbe tjetër në ndeshjen e kthimit, në Elbasan. Presim mbështetje të madhe nga tifozeria jonë”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i korçarëve.