Pavarësisht nevojës që kishte për të ndërtuar çatinë e banesës ku jetonte, është vënë nën hetim pasi sipas institucionit të Policisë, është gjetur në shkelje.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Kakarriq të Lezhës. 75-vjeçari me iniciale N.S., është vënë nën hetim nga Policia pasi dyshohet se është konstatuar se po ndërtonte çatinë e banesës, pa leje, bëjnë me dije burime zyrtare.

Ndaj të moshuarit, rëndon akuza për veprën penale: Ndërtimi i paligjshëm.