Philippe Coutinho nuk nuk ka udhëtuar në Dublin me skuadrën e Liverpoolit.

Kjo e fundit do të luajë të shtunën një ndeshje miqësore kundër Athletic Bilbaos.

Megjithatë, Jurgen Klopp ka raportuar se braziliani mbetet në Liverpool për shkak të “dhimbjes së shpinës”.

Por, ka nxitur thashethemet se lojtarë po bëhet gati të transferohet te Barcelona.

Klubi anglez, i cili ka refuzuar tashmë një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Barca, nuk besohet se do të mban një lojtar në radhët e veta që kërkon të largohet prej Anfield Road.

Theksojmë se katalonasit kërkojnë të përforcohen pas arkëtimit të 222 milionë eurove me rastin e shitjes së Neymarit te PSG.