Coutinho është rrugës së duhur për t’u transferuar te Barcelona.

Mesfushori brazilian, Philipp Coutinho, pritet ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, pavarësisht se drejtuesit e klubit anglez dolën me komunikatë zyrtare se lojtari nuk është në shitje.

 Është vetë dëshira e Coutinhos që të transferohet në “Camp Nou” dhe Klopp thotë se duhet të pranohen vendimet e lojtarëve.

“Nganjëherë duhet të pranoj vendimet e drejtuesve, po ashtu edhe të lojtarëve”, u përgjigj Klopp kur u pyet për largimin e mundshëm të Coutinhos.

“Unë jam trajner dhe kam shefa, ata vendosin të shesin apo të mos shesin lojtarë”, shtoi ai.

“Nuk mund të them asgjë më shumë, unë do të punoj gjithmonë me lojtarët që do t’i kem në dispozicion, kjo është puna ime”, u shpreh më tej Klopp