Philippe Coutinho është gati të luajë në dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, sipas mjekut të përfaqësueses braziliane.

Kjo megjithëse trajneri i Liverpool Jurgen Klopp është shprehur se lojtari ka munguar në stërvitje për shkak të një dëmtimi në mes, dhe jo prej dëshirës për t’u larguar te Barcelona.

“Nga pikëpamja mjekësore, Coutinho është në kondicion perfekt për të luajtur,” shprehet Dr. Rodrigo Lasmar i Brazilit.

Telenovela e Coutinho-s tashmë ka një tjetër episod pasi në fillim u shpreh se do të largohej vetëm nëse klubi donte ta shiste, deri tek emaili ku i komunikonte Të Kuqve se donte të largohej vetë. Por anglezët nuk kanë ndërmend ta shesin duke refuzuar ofertën e fundit 165 milion euro të katalanasve.

Kjo është hera e parë prej shumë kohësh që Coutinho ka shfrytëzuar aftësitë e tij për të bërë magji…por jo në fushën e lojës.