Diego Costa ka thënë se nuk do ta pres edhe për shumë kohë Atletico Madridin

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa dëshiron të kthehet në Atletico Madrid, por skuadra spanjolle ende nuk ka bërë ndonjë veprim.

Costa i jep ultimatum Atleticos, ose në të kundërtën do të shikojë ofertat tjera.

“Nëse kthehem në Atletico, unë do të stërvitem edhe pse nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë do ta pres Atleticon edhe 10 ditë dhe pastaj do të shikojë ofertat e ndonjë skuadre tjetër”, tha Costa për ESPN Brasil.

“Unë dua që kjo situatë me Chelsean të zgjidhet sa më shpejtë”.