Conte pret një edicion të zjarrtë në Premierligë.

Sezoni 2017/18 në Premielrigë nis me sfidën e sotme mes Arsenalit dhe Leicester Cityt, që do të zhvillohet nga ora 20:45.

 Trajneri i Chelseat, Antonio Conten, parashikon një sezon mbresëlënës, duke thënë se gjashtë klube do të luftojnë për titull (Chelsea, Man United, Man City, Liverpool, Arsenal e Tottenham).

“Nuk e di nëse këtë sezon do të jetë më lehtë apo më vështirë se sezonin e kaluar, nuk e di”, tha fillimisht Conte.

“Premierliga është e fortë dhe ajo që mund të them është se në Angli janë gjashtë ekipe që janë të gatshme të luftojnë për titull. Kjo është normale në këtë ligë dhe edhe këtë edicion, mendoj se gara do të jetë e fortë”, shtoi Conte.