Antonio Conte ka thënë se Eden Hazard dhe Bakayoko mund të luajnë kundër Tottenhamit
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka folur në konferencën për media, para ndeshjes ndaj Tottenhamit në Premierligë.
“Eden Hazard po përmirësohet, por që të jetë 100 për qind i duhet ende kohë. Edhe Bakayoko nuk është plotësisht i gatshëm, por mund të jetë gatoi për ndeshjen e së dielës”, tha Conte.
Trajneri italian foli edhe për Pedron, për të cilin tha se është në dyshim për këtë takim.