Jay Rood, zëvendës presidenti i kazinosë “MGM” ku do të zhvillohet supersfida mes McGregor dhe Mayweather, ka thënë se do të vë bast 1 milion dollarë për këtë të fundit.
Las Vegasi përgatitet të presë megaduelin mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather. Kjo është një sfidë e shumëpritur nga të gjithë, me boksierin amerikan që konsiderohet dukshëm si favorit për të fituar.
Kjo është shifra më e lartë e vendosur deri në këtë moment për këtë sfidë, një lëvizje që konsiderohet se bart një rrezik shumë të lartë për personin që e ka vënë këtë bast.
Jay Rood, zv.president i kazinosë “MGM” ku do të zhvillohet kjo supersfidë, bëri të ditur për “ESPN”-në se ai që vendosi bastin prej një milion dollarësh në favor të Mayweather është një klient i famshëm, transmeton TCH.
Përllogaritjet flasin se ky person do të sigurojë një fitim neto prej 182 mijë dollarësh në rast se amerikani do të triumfojë.
Ndërkohë, vet Mayweather është shprehur i sigurt për triumfin e tij ndaj McGregor në këtë superduel.