Kuq e zinte e Milanit nuk kanë të ndalur në këtë merkato verore. Pavarësisht përforcimeve të shumta në merkato, ata kërkojnë sërish një sulmues kalibri.

Milani është gati të transferojë dy futbollistë nga Fiorentina. Klubi kuqezi po tenton të marrë Nikola Kalinic dhe Milan Badelj.

Sipas “Calciomercato.it”, dyshja nga “Artemio Franchi” është pajtuar për transferimin në “San Siro”. Tani ka mbetur akordi mes klubeve, i cili nuk është arritur ende.

Fiorentina kërkon 25-30 milionë euro për Kalinic, derisa çmimi i Badelj është dukshëm më i vogël, sepse është në vitin e fundit të kontratës.