Ish-sulmuesi ganez i Partizanit, Kaleb Ekuban, ka gjetur golin e parë me fanellën e Leeds United në Angli. Ai ka shënuar sot në takimin e vlefshëm për Kupën e Ligës ku skuadra e tij mposhti me rezultatin 4-1 Port Vale dhe arriti të kualifikohej për më tej në fazën e 64 skuadrave më të mira.

Ekuban realizoi golin e 4-t në minutën e 83-të falë ndihmës së sulmuesit shqiptar nga Maqedonia, Ezgjan Alioski, i cili sipas panormës bëri një aksion personal fantastik duke përshkuar të gjithë fushën dhe duke dribluar disa kundërshtarë.

Në momentin që u fut në zonë, Alioski pasoi në qendër për Ekubanin dhe ky i fundit bëri një goditje të saktë drejt portës duke shënuar.