Ministria e Brendshme po vazhdon hetimet për vrasjen e Dilaver Bojkut – Leku nga Struga.

Sipas informacioneve të fundit të publikuar nga portali maxim.mk, është bërë fotoroboti i vrasësit, që shtiu plumbin vrasës në kokën e Bojkut dhe u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes, transmeton INA.

MPB gjithashtu jozyrtarisht ka kumtuar se deri tani janë marrë në pyetje rreth 30 persona lidhur me këtë vrasje që ndodhi javë më parë në plazhin Aqua Blue në Strugë.

Ende nuk dihen edhe motivet se përse u vra pronari i disa lokaleve hotelierike në Strugë, derisa spekulohet për konkurrencë në biznes, por edhe për hakmarrje, shkruajnë portalet maqedonase.