Organizata qytetare CIVIL sot do t’u ndajë çmimet për foto dhe video storjet më të suksesshme, siç thonë, gazetareve dhe gazetarëve të shoqërisë civile prej dy muajve të kaluara.

Sipas organizatorëve, të gjitha pesë storjet e shpërblyera në dy muajt e kaluara kanë shkaktuar reagime të zhurmshme, por gjithashtu, kanë kryer presion ndaj institucioneve për zgjidhjen e problemeve për të cilat flitet, prej shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve, deri tek temat për padrejtësi sociale, tejkalimet e autorizimeve dhe pakujdesi i institucioneve.

Nga CIVIL ju bën thirrje të gjitha qytetareve dhe qytetarëve të marrin pjesë në projekt “#Objektivicivil” dhe të bëhen pjesë e familjes së madhe të gazetareve dhe gazetarëve të shoqërisë civile në mbarë botën, të cilët e ndryshojnë botën me aktivizimin e tyre.

Objektivi qytetar është projekt i CIVIL-it i cili për të vitin dytë me radhë u ofron mundësi qytetareve dhe qytetarëve t’i publikojnë storjet e tyre lirshëm dhe pa censurë. Projekti është financuar nga National Endowment for Democracy.