Një çift nga Austri ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme në Fushë-Arrës.

Mësohet se E. T, 54 vjeçe dhe bashkëshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, kanë denoncuar në policia se rreth  orës 23:30, kanë qenë duke pushuar në anë të rrugës automobilistike kur dy persona u  kanë marrë me dhunë një sasi parash prej 700 Euro dhe një telefon celular.

Menjëherë janë nisur forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Pukë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Policia thotë se po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.