Chuck Norris, i njohur për rolet e tij të karaktereve të fortë, nuk u ndje mirë ndërsa qëndronte në një hotel në Las Vegas

Aktori 77-vjeçar pësoi një atak ndërsa bënte dush dhe u dërgua menjëherë në spital, ku pësoi një tjetër infarkt sapo arriti në urgjencë. Protagonisti i famshëm i “Walker Texas Rangers” tani është mirë. Sipas “Radar Online”, pavarësisht moshës, fiziku i tij i përballoi mirë këto goditje kardiake. Aktori ndodhej në Vegas me bashkëshorten, për të ndjekur kampionatin botëror “United fighting arts”.