Chris Brown ka folur në dokumentarin e tij për rrjedhën e ngjarjes së incidentit të vitit 2009, kur ishte arrestuar për rrahjen e të dashurës së atëhershme, pop-yllit Rihanna.

Ai në Chris Brown: Welcome To My Life, shpjegoi se si gjërat morën kthesë për të keq kur ai i ishte rrëfyer Rihanna-s për të kaluarën e tij seksuale me një grua e cila dikur kishte punuar për të.

Por Chris thotë se ky rrëfim kishte bërë që lidhja mes tyre të bëhej e dhunshme dhe pohon se të dy e kishin goditur njëri-tjetrin.

“Ende e dua Rihanna-n, por do të jem i sinqertë, ne grindeshim me njëri-tjetrin, ajo të më godiste, unë e godisja, por nuk ishte kurrë në rregull. Ishte një pikë ku ne thonim ‘Çfarë dreqin po bëjmë”, tha Brown.

Global