Chris Pratt është parë të largohet nga Los Angeles në një aeroplan privat me një bionde misterioze, një javë pasi që kishte njoftuar për ndarjen e tij me Anna Faris.

Ende nuk dihet se për ku ishin nisur Chris dhe biondja, e cila mund të ketë qenë asistente apo koordinatore e produksionit.

Për më tepër, burimet pohojnë se fama e Chris dhe statusi i tij si yll i Hollivudit kanë kontribuar në dështimin e martesës tetëvjeçare të çiftit.