Giorgio Chiellini e di si mundet Spanja. Ishte pikërisht ai që realizoi të parin nga dy golat e Italisë që eliminuan “La Roja” nga çerkefinalet e Euro 2016.

Tani misioni i radhës është të gjejë suksesin “axurr”  kundër kombëtares iberike, takim që do të luhet të shtunën në “Santiago Bernabeu”, në Madrid.

“Do të gjejmë një Spanjë me një sjellje ndryshe në raport me atë te Europianit, – paralajmëroi mbrojtësi i Juventusi nga Koverçiano, atje ku po zhvillon përgatitjet Italia. – Të mendojmë se do të presim një skuadër si ajo që gjetëm në Paris do të ishte e gabuar, pasi do të pëerballemi me një kundërshtar më të gjallë, dhe këtë e thonë numrat, në shtëpi është shumë më e rrezikshme. Në Spanjë duhet një ndeshje si skuadër e madhe”.

Spanja nuk ka humbur kurrë një ndeshje në shtëpi në kualifikueset e botërorëve: 46 fitore dhe 9 barazime.

Takimi i parë për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” përfundoi në barazim 1:1.

Pas gjashtë ndeshjeve, Spanja dhe Italia bashkëkryesojnë grupin G me nga 16 pikë secili, por me spanjollët që kanë golaverazh më të mirë.