Chelsea ka arritur fitoren e parë në Premierligë për sezonin 2017/18, pasi e mposhti 2:1 Tottenhamin në “Wembley”.
Kampioni i Premierligës nuk enisi mirë sezonin duke humbur në shtëpi 2:3 nga Burnley, por tashmë ka gjetur rrugën drejt fitoreve.
Në xhiron e dytë, djelmoshat e Contes morën tri pikë me shumë vështirësi duke e mposhtur në udhëtim Tottenhamin, ndeshje e cila përfundoi 1:2.
Marcos Alonso (24’ dhe 88’) shënoi për Chelsean, derisa golin për Tottenhamin e shënoi po ashtu një lojtar i Chelseat. Michy Batshuayi ishte i pafat duke shënuar në portën e tij në minutën e 82’të.