Chelsea vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi të majtë për sezonin e ri

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të transferojnë një mbrojtës të majtë.

 Dëshira kryesor e Chelseat është Alex Sandro i Juventusit, por italianët kanë refuzuar 70 milionë euro të Chelseat.

Sipas The Sun, Chelsea tashmë ka kthyer vëmendjen nga mbrojtësi anglez i Tottenhamit, Dannny Rose.

Për anglezin Chelsea ka ofruar 55 milionë euro. Lojtari është i gatshëm të largohet nga Tottenham, pasi ka thënë se qëllimi i tij është të fitojë tituj dhe këtë nuk mund ta bëjë me skuadrën aktuale