Chelsea ka shprehur interesimin për shërbimet e Fernando Llorente dhe pritet të diskutojë me Swansea City për shitjen eventuale të futbollistit për një shumë prej 15 milionë funtash, shkruan Goal.

Swansea për momentin nuk është i interesuar të shesë Llorente te Chelsea derisa të mos gjejë zëvendësimin e tij. Ekipi është i interesuar të sjellë në radhët e veta Wilfried Bony.

Llorente ishte “cak” i Chelsea në afatin kalimtar të janarit, por menaxheri i Swansea, Paul Clement ishte ai që bllokoi shitjen në momentet e fundit.

Alex Oxlade-Chamberlain mbetet ardhja e vetme te Chelsea, pas përfundimit të marrëveshjes prej 35 milionë funtash. Skuadra është e interesuar të arrijë një çmim të ngjashëm të marrëveshjes me futbollistin e Leicester City, Danny Drinkwater, por kjo mbetet të shihet.