Chelsea ka bërë ofertë 45 milionë funte për Mahrezin.

Sipas “beIn Sports”, Chelsea ka bërë ofertë zyrtare për anësorin e Leicester City, Riyad Mahrez dhe marrëveshja mund të arrihet para fundit të afatit kalimtar veror.

Raportohet se “Blutë e Londrës” fillimisht kanë ofruar 45 milionë funte për lojtarin që po kërkohet edhe nga Barcelona e Arsenali.