Gjiganti anglez synon transferimin e mbrojtësit, pasi Antonio Conte do që ta forcojë vijën e fundit këtë verë.

Chelsea është duke u përgatitur të bëjë një ofertë prej 60 milionë eurosh për mbrojtësin e Southampton, Virgil van Dijk.

Holandezi dukej që do t’i bashkohej Liverpool, por Blutë shpresojnë që ta finalizojnë marrëveshjen para nisjes së edicionit të ri.