Udhëtimi evropian i “kuqezinjve” vazhdon në një prej vendeve më të avancuara në futboll, Itali. Shkëndija nga Tetova do të përballet me gjigandin italian, Milanin në fazën e fundit para grupeve të UEFA Europa League. Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për dyshet rivale të fazës së Play-Offit, ndërsa rival i Shkëndijës rezultoi Milani. Nga 5 kundërshtarët e mundshëm që u mësuan në mëngjes, “kuqezinjëve” u bie ekipi më atraktiv i mundshëm në këtë fazë, 7 herë fituesi i trofeut në Champions League. Përballja e parë luhet më 17 gusht në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit pas një jave në San Siro të Milanos.

Duke parë se edhe Vardari i Shkupit është tërhequr të luajë si vendas ndeshjen e parë, brenda ditës pritet UEFA të vendos nëse do të ketë ndryshim orari.