Në fillim të Korrikut, rubrika ‘E vërtetë, e pavërtetë’ në Prive konfirmoi atë që dyshohej prej disa javësh – lidhjen mes Genc Prelvukajt dhe Eni Koçit.

Dyshja që njiheshin tash e një kohë të gjatë por që u afruan pas turit në SHBA përbëjnë një prej çifteve të reja të cilat befausan jo pak opinionin.

Krahas konfirmimit nga burime të sigurta, një varg postimesh të përbashkëta dhe disa foto që shfaqnin çiftin dorë për dore nuk i lanë hapësirë dyshimeve.

Por, javëve të fundit, mes fansave ka lindur një shqetësim për ftohjen e raporteve mes dyshes.

Eni dhe Genci reduktuan paraqitjet e tyre nëpër rrjete sociale dhe madje fshinë postimet e përbashkëta të ditëve të ditëlindjes!

Por, a është kjo një sinjal për ndarje?!