Reperi Jay-Z e ka kujtuar takimin e tij me Amy Winehouse për herë të parë në New York.

Ai foli për këtë takim në një intervistë të re, sipas raportimit nga Pitchfork.

“Ajo na shkruante këngë para fytyrës sonë”, tha ai.

“’Ata po duan të më çojnë në rehabilitim, por nuk po shkoj’, hej çka? Duhet të shkosh?”, shtoi Jay-Z.

Tutje, ai rikujtoi kur kishte parë performancën e saj dhe i kishte thënë: “Qëndro me neve”.

Kjo intervistë u lëshua në rrjetin e transmetimeve Tidal, që është pronë e reperit.