Mbrojtësi i Valencias, Joao Cancelo brenda pak orësh do të jetë lojtar i ri i Interit

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo ka arritur sot në Milano, ku do të kryej testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Interin.

Lojtari pas arritjes tha se është shumë i lumtur.

“Jam shumë i lumtur. Forca Inter”, tha Cancelo pas arritjes për testet mjekësore.

Portugezi është huazuar për një sezon, me mundësi blerje vitin tjetër për 25 milionë euro, por jo e obligueshme.

Në anën tjetër, nga Inter me marrëveshje të tillë në Valencia ka kaluar mesfushori francez, Kondogbia