Ekspertët çaktivizuan të martën me sukses bomba të Luftës së Dytë Botërore, të zbuluara gjatë punimeve të ndërtimit në qytetet gjermane të Dyseldorfit dhe Dortmundit.

Sipas këshillit të qytetit, janë prekur rreth 2 300 persona, ndërsa një zëdhënës tha dje se 4 400 persona të tjerë janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.

Rreth 80 banorë të një shtëpie të kujdesit duhet të transferoheshin në mjedise të tjera, si pjesë e evakuimit dhe ndërprerjes së orareve të trenave për shkak të mbylljes të përkohshme të hekurudhave.

Bomba që i përkiste periudhës së Luftës së Dytë Botërore u gjet të hënën në periferi të Dorstfeldit, në Dortmund gjatë punimeve të ndërtimit .

Policët kontrolluan dje të gjitha shtëpitë brenda zonës për të qenë të sigurt që asnjë prej banorëve të mos ishte brenda tyre përpara se të vazhdonin punën për çaktivizimin e bombës.

Gjatë operacionit të shkatërrimit të bombës, autoritetet rrethuan rrugët rreth zonës dhe ndaluan transportin publik, përcjell Atsh.

Autoritetet njoftuan nëpërmjet faqes së tyre online Twitter , se çaktivizimi i bombës kishte rezultuar i sukseshëm , në orën 22:30 (20:30 GMT) duke falenderuar banorët për bashkëpunimin e tyre