Sergio Busquets tha se çdo transferim i ri do të jetë “i mirëpritur” pasi Barcelona ka nevojë për to. Barcelona vazhdon të jetë e lidhur me Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

“Ne përpiqemi të përmirësojmë ekipin pavarësisht rezultatit të ndeshjes kundër Real Madrid. Ata që vijnë do të jenë të mirëpritur.

Pas largimit të Neymar, ne e dimë se ne kemi nevojë kryesisht për lojtarë sulmues, por ne duhet të përmirësojmë në të gjitha pozicionet dhe aspektet. Me largimin e Neymar-it, ekipi humbi një nivel sulmues, sepse të gjithë e dimë çfarë futbollisti është Neymar”.

Barcelona është shumë pranë nënshkrimit me Philipe Coutinho dhe e njëjta situatë nuk është për Dembelen pasi sipas Bild lojtari dëshiron të largohet por Barcelona po tregohet e përgjumur.