Sergio Busquets beson se Barcelona ka ende mundësi që ta fitojë Superkupën e Spanjës

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Roberto ka thënë se skuadra e tij ka shënuar shumë herë nga tre gola në Santiago Bernabeu.

Ai e pranoi se kësaj radhe do të jetë shumë e vështirë, por insiston se ende nuk kanë hequr dorë nga titulli.

“Ne nuk jemi dorëzuar ende për titull. Të shënojmë tre gola nuk do të jetë e lehtë, por këtë e kemi bërë shumë herë”, tha Busquets në konferencën për media.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në Camp Nour, Reali e fitoi me rezultat 3:1, ndërsa Barcelonës i duhet të fitojë me tre gola diferencë për ta fituar Superkupën