Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës së Britanisë, Elizabetë II, do të dalë në pension brenda kësaj jave.

96 vjeçari ka marrë vendim të largohet nga jeta publike, duke lënë pas veten me mijëra paraqitje, transmeton Indeksonline.

Princi ka mbrapa vetes 14 libra autorialë, mbi 5 mijë fjalime të mbajtura, mbi 22 mijë takime të zhvilluara qëkur gruaja e tij e trashëgoi fronin.

Ai është zotërues i 785 organizatave.