Në Ohër jetojnë qytetarë të cilët deklarohen si bullgar. Njëri prej tyre është e Lupço Kurtelov. Lidhur me firmosjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për miqësi, ai thotë se Maqedonia do të ketë dobi të madhe nga kjo marrëveshje.

Edhe në Maqedoni edhe në Ohër ka njerëz që ndjehen bullgar si unë. Të gjithë ata që publikisht e deklaronin përkatësinë e tyre kishin probleme. Secili dëshiron ta ruajë familjen dhe për këtë u bënë pasiv. Mendoj se me largimin e këtyre prangave shpirtërore, shumë njerëz do të thonë se gjyshërit e tyre kanë qenë bullgar. Kjo është shkalla e parë – tha Lupço Kurtelov, qytetar i Ohrit.

Bashkë me të në Ohër sot ishte miku i tij nga qyteti Ruse i Bullgarisë. Ai thotë se edhe para firmosjes së marrëveshjes ka komunikuar me miqtë e tij në Maqedoni.

Mendimi im, por edhe i tërë shoqërisë në Bullgari është se kjo marrëveshje do të ketë rëndësi të madhe për përmirësimin e raporteve mes dy shteteve dhe dy popujve. Nuk më pengon që qytetarë maqedonas kanë pasaporta bullgar. Kjo vetëm ndihmon për raportet e mira mes dy popujve. Unë tashmë 17 vite vij këtu dhe kam lidhje familjare – u shpreh Atanas Ençev, biznesmen nga Bullgaria.

Reaguan edhe nga shoqata maqedonase- bullgare në Ohër, duke konsideruar se nënshkrimi  i sotëm është akt historik.

Me këtë marrëveshje do të vijnë shumë ndryshime pozitive për të mirën e përbashkët të të gjithëve.  Projektet trans- kufitare do t’i zëvendësojnë notat e protestës, ndërsa këmbimi i kapitalit dhe ideve do ta zëvendësojë urrejtjen. Me këtë marrëveshje komplekset ballkanike do të mposhten – tha Kërste Risteski, sekretar në shoqatën maqedono- bullgare për miqësi Ohër.

Për marrëveshjen e firmosur me qëndrim sot dolën edhe një pjesë e punonjësve turistik në Ohër të cilët konsiderojnë se kjo do të kontribuoj që të ritet numri i mysafirëve nga Bullgaria./alsat-m