Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e dëshiron Celticun në grupin e Ligës së Kampionëve, shkaku i atmosferës elektrizuese që eksiton në stadiumin e tyre.

Portieri italian kishte humbur ndeshjen në vitin 2001, por ishte prezent në ndeshjen e zhvilluar në vitin 2013, kur Juve fitoi 3-0.

“Të luash në Ligën e Kampionëve është një eksperiencë e jashtëzakonshme që të lejon të luash në shumë stadiume në Evropë”.

“Kur nuk je më i ri e kupton që shumë eksperienca nuk do t’i provosh më”.

“Dua të luaj në Bernabeu dhe Camp Nou përsëri, duan të luaj edhe një mbrëmje speciale në Old Trafford. Dua ta provoj edhe një herë një eksperiencë si ajo e Celtic Park”, ka thënë Buffon.

Shorti hedhet sot në ora 18:00.