Ka shkuar në 419 numri i të vdekurve në Sierra Leone, ndërsa me qindra njerëz janë ende të zhdukur nga rrëshqitjet prej vërshimeve që shkatërruan thuajse tërë vendin.

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Sidie Yahya Tunis, ka thënë se nga dita e enjte janë gjetur 419 trupa të pajetë ndërsa janë në kërkim të qindra të zhdukurve, shkruan CNN.

413 trupa të pajetë janë vënë në një varr masiv në qytetin më të afërt Ëaterloos, ku rreth një e treta e të vdekurve ishin fëmijë.

Vendi është pushtuar nga fluksi i viktimave prej fatkeqësive natyrore që kanë goditur Afrikën në vitet e fundit.

Kjo e fundit, ka filluar të hënën ku shirat e dendura shkaktuan rrëshqitje të dheut në male, ndërsa shtëpitë që ishin përreth bashkë u shkatërruan tërësisht.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se kanë humbur të gjitha shpresat për gjetjen e personave të zhdukur, edhe pse mbi 600 janë ende të pagjetur.

Britania e Madhe po ofron mbështetje emergjente prej 6.4 dollarë për të siguruar ushqim, ujë të pijshëm dhe ilaçe.