Një djalë 8 – muajsh, i cili jeton me një çarje të thellë në kokë prej 5 cm, është braktisur nga prindërit e tij dhe po përballet me kohën për trajtimin që do t’i shpëtojë jetën.

Simon Sama, nga Nong Khai i Tajlandës verilindore, lindi në Janar të këtij viti me parametra anormale të kokës. Mjekët i kishin paralajmëruar të afërmit, gjatë shtatzënisë, që të prisnin komplikime.

Ata i hoqën lëngjet e tepërta, por ndryshimi i papritur i presionit shkaktoi që kafka e tij të thyhej dhe që të kishte një vrimë në kokë. Pas këtij deformimi, Simoni u braktis nga prindërit dhe u rrit nga gjyshja, Nooplang.

Ai është në luftë me kohën për të marrë trajtimin që do t’i shpëtojë jetën, pasi koka e tij vazhdon të enjtet, duke e bërë atë të jetojë “si një perime”.

Nooplang thotë: “Nuk e dimë nëse do të përmirësohet apo do të përkeqësohet. As doktorët nuk e dinë. Na nevojitet një doktor, diku, që të mund të na ndihmojë.”

Simoni është duke pritur takimin e tij të ardhshëm në spital, në Nëntor, për të zbuluar nëse ka nevojë për t’u operuar sërish, në mënyrë që t’i heqin ujë nga koka.