Nga, Savash VELIU

Në një kohë kur Turqia hapëron sigurtë drejtë vitit 2023, bukvalisht Bota Perëndimore tërbohet shkaku se nuk mund tia ndalë hovin e synimit të saj shekullor për pavarësi të plotë duke e rrumbullaksuar me kurorëzim Sovranitetin Shtetëror.

Ataturku, qe themeloi Republikën Turke, pasi abrogoi Perandorinë Osmane ajo hoqi dorë nga pronat e Perandorisë në tri Kontinentet e saj. Kjo në bazë të Marrëveshjesë së nënshkruar në Lozanë të vitit 1923, e cila kishte afatin për 100 vite dhe që përfundon po në vitin 2023. Marrëveshja u bë me aleatët e Antantës, të cilët atë kohë kishin detyruar Perandorinë të hiqte dorë nga Ballkani dhe nga shumë territore të tjera me kushte të rënduara të Lozanës.

Në vitin 2023 skadon afati i kësaj marrëveshjeje, andaj edhe sot ne dëgjojme deklaratat e kryetarit Erdogan se Turqia pas vitit 2023 do të jetë e lirë të përfitoj nga nëntoka e vet gjithashtu edhe nga Ngushtica e Bosforit. Poashtu ai ka treguar edhe për planet që ka Turqia për çeljen e një kanali të ri ‘’Kanal Istanbull’’ që do të jetë krejtësisht pronë e Turqisë, duke nënkuptuar kështu se Ngushticës së Bosforit po i vjen koha të bëhet pronë turke. Asaj kur do ti’a bashkangjesim edhe Aerodominimin me Aeroportin e tretë të Istanbullit si më e madhja në botë, projekt që do të detyroj ekonominë Evropiane drejtë kolapsit kapitullues, gjë e barabart me vdekjen kolektive përgjithmonë të tyre.

Nga këtu kuptojmë arsyen e çartjes dhe tensionimeve të Europës ndaj Turqisë, dhe deklaratat e forta deri në mospërmbajtje të politikës euro-amerikane, sepse në skenën politike Turqia veç sillet si një Superfuqi Botërore.

Dje Investigimet e Notave Kreditore Ekonomike Evropiane publikuan se Turqia ia arriti ekonomishtë t’a kaloj edhe Spanjës duke u ngjitur në vendin e pestë të Evropës!

Erdogan është një President i cili është i detyruar të punojë me një turmë të tillë që e mbështetën atë në 15 korrik sepse është e qartë se kush çfarë është në vend. FETO ka depërtuar aq profesionalisht në pikat kapilare të shtetit që asnjë person nuk duhet të thotë “ky njeri nuk mund të jetë anëtar i FETO’së. Por fatmirësisht kjo tentativ për grusht shteti u la pas.

Sot aktorët e Luftës së re Crusader – Kryqtarët, të nisur një kohe më parë kundër Katarit, nuk janë këtë herë kalorës kristianë. Në anët e kësaj lufte janë udhëheqës muslimanë që i shiten kristianëve me gjithë veten e tyre.  Erdogan dhe oferta e Turqisë ndaj Katarit dhe e Katarit ndaj saj kanë ndryshuar ndeshjen dhe të gjitha vendet arabe që kanë nisur këtë operacion janë rreshtuar në anën e kundërt.

Sa e rëndësishme dhe e domosdoshme është Turqia për këtë gjeografi edhe një herë tregoi veten në krizën e Katarit. Nëse nuk do të ishte Erdogan, një shtet i quajtur Katar nuk do të ekzistonte sot.

Sot po ndodh një kthesë e madhe ku Historia po rishkruhet nga ndërhyrja në këtë gjeografi të trazuar. Me Projekt Linjën Hekurudhore Trans-Azi, mendohet të realizohet sot një Rrugë e re e Mëndafshit modern në tokë dhe në det. Vendi më kritik i linjës së re hekurudhore duke filluar nga Kina dhe duke përfunduar në Londër është padyshim Turqia.

Derisa vendet që do të jenë pranë Turqisë, Rusisë dhe Kinës do të pasurohen, ndërsa perëndimorët gjithnjë do të varfërohen, prandaj ata kanë rrënë në depression skizofrenie duke u çartur si të pakokë nëse arrihet të realizohet ky projekt.

Kur kuptojë Britania dinake këtë plan ajo shpejtojë me BREXIT të tërhiqet nga EU duke lënë Evropën gjermane të fundoset pa kthim në të, prandaj Gjermania, Austria, Holanda dhe Belgjika janë çartur me Turqinë dhe  Britaninë!

Kina, Kirgizistani, Uzbekistani, Turkmenia, Rusia, Irani, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe të gjitha vendet e tjera që marrin pjesë në këtë  transverzall ku njëkohë u transportuanë mallërat nëpër këtë rrugë ashtu siç ishte 500 vjet më parë, edhe sot nëpërmjet hekurudhës Trans-Azi përmes urës Yavuz Sultan Selim, do të rrjedhë drejtë Evropës Londineze.

Shpenzimet e transportit dhe koha e transportit do të jenë në nivelin më të ulët. Anijet transportues, kontejnerët dhe mallrat e Lindjes së Largët që arrijnë në portet evropiane në dy deri tre muaj do të transportohen në portin e Evropës vetëm për dy javë.

Nëse kjo ndërtim i korridorit hekurudhor është plotësisht funksional, periudha e dërgesës së mallrave midis Kinës dhe Turqisë do të bjerë nga 30 ditë në 10 ditë. Produktet e dorëzuara nga Pekini në Turqi nga deti në 2 muaj do të jenë në Stamboll brenda 7-8 ditëve. Një reduktim prej 3000 kilometrash do të arrihet nëpërmes kësaj autostrade ndërkombëtare.

Marmaray, Ura e Yavuz Sulltan Selimit, projektet hekurudhore Baku-Tbilisi-Kars dhe Edirne formojnë korridorin e mesëm të Rrugës së Mëndafshit Modernë. Shqetësimi dhe frika kryesore e perëndimorëve vjen nga ky planprojekt. Në vitin 1488 Bartlemeo Dias zbuloi se Urti Burn, i cili çoi në varfërimin e vendeve Lindore, tani me këtë projekt do të filloj të humb rëndësinë e tij.

Me nisjen e Rrugës së re të Mëndafshit, anijet dhe kontejnerët, kompanitë e sigurimeve, doganat dhe operatorët e porteve gjenerale të Evropës do të fundosen, fabrikat do të mbyllen, do të shtohet në Europën kontinentale armata e të papunëve, thjeshtë do të bankrotojnë.

Në themelin e Rrugës së re të Mëndafshit detar, Gjiri i Basrës dhe Deti i Kuq janë me rëndësi të madhe. Në tre deri në pesë vitet e fundit, Turqia ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në sigurimin e sigurisë logjistike brenda dy detrave dhe Bazave Ushtarake të themeluara në Katar në Gjirin e Basrës dhe Somalisë në Detin e Kuq, të cilët para disa ditëve u aktivizuan në baza aktive me armatime të rënda dhe personel ushtarakë. Këto baza ushtarake janë shumë të rëndësishme në sigurimin e sigurisë së tyre, siç shihet shërben në sigurinë detare të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, si dhe në çështjen e ndjeshëm të Katarit.

 

Për fat të mirë, që historia rikthehet në datën e 100 vjetit më parë.

 

Për herë të parë që nga viti 1918, kur osmanët duhej të tërhiqeshin nga gjeografia e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, një vend musliman si Turqia u bë sërish i pari që siguron sigurinë në këtë rajon gjeostrategjik.

Prandaj sipas perëndimorëve ERDOĞANI duhet të vritet që ajo si Evropë të jetë në gjendje të ringjallin rikoloniziminë e Gjeografisë së Lindjes së Mesme dhe Afrikës për 100 vitet e ardhshme duke krijuar shtete të reja nga shtetet ekzistuese për të skllavëruar muslimanët. Erdogan dhe Turqia e Re janë bastionet e fundit në rrugën e tyre liridashëse. Nëse Erdogan bie Turqia bie.

Nëse Turqia bie, do të bjerë edhe Qabeja, Meka dhe Medina, Jerusalemi, Aleppo dhe Damasku, Bejruti, San’a dhe Kajro. Nëse Turqia bie, nuk ka më gjë të tillë si Islami. Kjo është arsyeja pse ata duan të likuidojnë nga skena politike liderin ERDOGAN.

Nëse bie Erdogani Turqia ndahet në katër, Arabia Saudite në pesë, Irani, Iraku, Siria, Jemeni, Libia dhe Egjipti do të jenë të ndarë në tre dhe pesë shtete më të vogla.

Prandaj PKK, HDP, YPG, JPG, DHKP-C dhe, nga ana tjetër, CHP, që kthehet në pozitën e FETO’s me hapat e saj politik gjithnjë po sulmojnë.

Për këtë arsye, mbështetësit e terroristëve si SHBA, Gjermania, Belgjika, Hollanda, Austria, Franca, Suedia në mënyrë të qartë e marrin vijën e  frontit në Turqi dhe jashtë saj.

Perëndimorët janë tepër të zemëruar me udhëheqësin e FETO’së. Shkaku se Erdoganin dhe familja e tij nuk u kapën në bastisjen e Hotel Marmaris, në një mënyrë të errët, të ndyrë dhe të paparashikuar ata do të qëlloheshin në të njëjtën mënyrë siç bën me udhëheqësin e Rumanisë, Causesku dhe gruaja e tij.

Por me siguri se kështu deshti Zoti të ndodh, ndoshta për të përmirsuar gjendjen e trazuar të Muslimanëve në botë, për 100 vitet e ardhshëm, nuk i dihet!?